Ekonomi

Skualifikohen të gjitha ofertat e paraqitura për Unazën e Re




               Publikuar në : 12:06 - 31/01/19 |
mapo.al

Kryetarja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato në një dalje për mediat njoftoi se janë skualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për një nga lotet e projektit të Unazës së Re për mos përputhjen e kritereve.


Qato u shpreh se ofertat e paraqitura nuk përputhen me kriteret e kërkuara, ndërsa punimet në lotet e tjera të projektit do të vijojnë normalisht.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka bërë me dije të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk përputhen me kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”, tha Qato.

Autoritetit Rrugor Shqiptar rihapi procedurat e garës për LOTIN 1 të Unazës së Madhe të Tiranës më 13 dhjetor 2018 pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X’.

‘DH Albania’ u përjashtua, duke iu zgjidhur kontrata, pasi rezultoi se kishte mashtruar me dokumentacionin.


Etiketa: , , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas