Thursday, June 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sllovenia kërkon hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin deri në tetor

by mapo.al
06/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryeministri slloven, Janez Jansha, tha sot se Bashkimi Evropian duhet t’u mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ecin përpara me bisedimet për anëtarësim deri në tetor, përpara një samiti të posaçëm me Ballkanin të organizuar nga Sllovenia, e cila nga 1 korriku mban presidencën e BE-së.

Megjithëse Bashkimi Evropian dha dritën jeshile në mars të vitit 2020 që të dy vendet e Ballkanit të fillojnë negociatat për anëtarësim, Bullgaria ka bllokuar përparimin e Maqedonisë së Veriut për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth gjuhës. Statusi i Shqipërisë është i lidhur me Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Europian.

“Ne e dimë që Bashkimi Evropian hedh hapa të mëdhenj përpara kur përqendrohet në diçka”, tha kryeministri Janez Jansha në një konferencë me gazetarët. “Nëse e vëmë lart në rendin e ditës, do të jemi në gjendje të hedhim hapa konkretë përpara. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të përparojnë në samitin e ardhshëm në tetor nëse të gjithë përqendrohemi në atë”, tha ai në Parlamentin Europian në Strasburg.

Takimi i nivelit të lartë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor është caktuar për datën 6 tetor në Slloveni. Kryeministri slloven e ka shpallur Ballkanin Perëndimor përparësi të kryesimit gjashtë mujor të BE-së.

Ai u tha eurodeputetëve se nëse Bashkimi Europian nuk shënon përparim në angazhimin e tij në Ballkan, “këtë do ta bëjë dikush tjetër me vlera dhe interesa të tjera”.

Franca, Holanda dhe Danimarka janë ndër vendet e BE-së të ‘kujdesshme’ për procesin e “zgjerimit të BE”, pas asaj që shumë besojnë se ishte anëtarësim i shpejtë i Rumanisë dhe Bullgarisë së dërrmuar nga korrupsioni në vitin 2007. Shqipëria shihet gjithashtu si një nga vendet e korruptuara të Europës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbajti të hënën një takim me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekje për t’i dhënë frymë të re politikës së zgjerimit. Ajo tha se i sheh gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme në Bashkimin Europian “për arsye strategjike”, një këndvështrim që u mbështet nga Jansha.

“Në Evropë, ekziston një mëdyshje nëse zgjerimi është me rëndësi strategjike apo jo. Mendimi im është se po”, tha ai, duke theksuar se BE-ja është tkurrur pas largimit të Britanisë së Madhe. Ai gjithashtu tha se BE-ja qëndroi duarkryq ndërsa Rusia u vu në përpjekje për të penguar Gjeorgjinë dhe Ukrainën që të bashkohen në bllokun me 27 anëtarë.

Mosmarrëveshjet mes Sofjes dhe Shkupit lidhen me historinë dhe gjuhën. Bullgaria kërkon garanci se Maqedonia e Veriut nuk do të mbështesë asnjë pretendim ndaj një pakice maqedonase në Bullgari. Po ashtu kërkon që dokumentet zyrtare të BE-së të shmangin përmendjen e “gjuhës maqedonase”, që thotë se rrjedh nga bullgarishtja./VOA/

Tags: BEderi ne tetorintegriminegociatatSlloveniaTirana dhe Shkupi

JU SUGJEROJME

Aleancë me qenve dhe çitave, gjithçka për të mbrojtur macet e mëdha nga zhdukja
Bota

Aleancë me qenve dhe çitave, gjithçka për të mbrojtur macet e mëdha nga zhdukja

16/06/2022
Babai denoncoi zhdukjen e tij, 26 vjeçari gjendet i pajetë në rezervuar
Aktualitet

Babai denoncoi zhdukjen e tij, 26 vjeçari gjendet i pajetë në rezervuar

16/06/2022
Abuzimi me tenderat/ Dënohet ish-drejtori i Burgut të Lushnjës
Aktualitet

Abuzimi me tenderat/ Dënohet ish-drejtori i Burgut të Lushnjës

16/06/2022
Deputeti bën deklaratën e fortë: Në Kuvend vjen era hashash. Ja si reagon Nikolla
Aktualitet

Deputeti bën deklaratën e fortë: Në Kuvend vjen era hashash. Ja si reagon Nikolla

16/06/2022
Next Post
Publikohet harta e të nxehtit afrikan, e mërkura dita më e nxehtë e javës

Publikohet harta e të nxehtit afrikan, e mërkura dita më e nxehtë e javës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Aleancë me qenve dhe çitave, gjithçka për të mbrojtur macet e mëdha nga zhdukja
  • Babai denoncoi zhdukjen e tij, 26 vjeçari gjendet i pajetë në rezervuar
  • Abuzimi me tenderat/ Dënohet ish-drejtori i Burgut të Lushnjës
  • “Nuk më merrnin më për asnjë film”, Jennifer Lopez flet për ndarjen nga Marc Anthony
  • Deputeti bën deklaratën e fortë: Në Kuvend vjen era hashash. Ja si reagon Nikolla



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In