Slogani i Partisë Socialiste për zgjedhjet më 25 prill, mendohej të ishte “S’ka kohë për pushim”.
Por, pak minuta përpara se të dalë kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp nga selia e PS, ku edhe do të prezantojë ekipin garues, mësohet slogani me të cilin do dalë përpara shqiptarëve: “Shqipëria, e ardhmja jonë”
Kryeministri Edi Rama, nën ngjyrën identifikuese të socialistëve, është përqendruar për fushatë tek pandemia, vaksinat kundër Covid-19, si dhe tek procesi i rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar më 26 nëntor 2019.