“Qepenat Mbyllur” Shpopullim nga ” Virusi” Rilindje!
Slogani për Mandatin e tretë: “Qepenat Mbyllur”.
Tashmë e kanë lancuar, kudo shkojnë, kudo shkelin mburren me Sloganin e tyre “Qepenat Mbyllur” për të bindur qytetarët t’u japin mandatin e tretë.
Tashmë s’kanë mundësi zgjedhje as ku te shkrepin nje foto me qepena ngritur, pasi 2 ne 3 biznese kane falimentuar. E vetmja gje qe u ka mbetur per t’u thene bizneseve eshte: A e përfitove pagën e luftës?
Paga e luftes po kalon viti e u kujtohet akoma sikur te ishte nje bonus qe e ke perfituar per te gjithe jeten e ske me nevoje te punosh!
Mandati i trete kerkohet si shperblim nga bizneset kundrejt kesaj qeverie ne ikje per te gjitha detyrimet qe u kerkon shteti. Per qerate e pa subvencionuara qe cuan ne mbylljen e shumices prej tyre.
Per sigurimet e punonjesve duke mos u sherbyer ne 3 muaj karantine. Per taksat lokale qe u dyfishuan.
Per burgimin e pronareve qe nuk paguan energji elektrike. Per “gjobat “mujore qe Rilindasit vijne e ua marrin ne zarf bizneseve te cileve u ka mbetur dhe pak dite jete ne treg.
Kerkojne mbeshtetje tek dyert qe u “Kycen” e iken e braktisen kete vend. Iken! E shpopulluat Shqiperine! Iken edhe ata qe deri dje besonin tek ju “Rilindje”.
Iken sepse ju jo vetem nuk e ndryshuat por i inkurajuat te ikin. Iken profesionistet ,iku Rinia,mbeten gjyshet edhe gjysherit te cilet ti po i vdes sot nga Covid-19 dhe ata sjane ketu ti japin nje supe te ngrohte!
Kerkojne te bindin Shqiptaret per tu dhene mandatin e trete ,me fytyren e nxire para tyre, duke e ditur mire qe mandati qe ato do t’u japin eshte ndeshkimi i tyre perpara ligjit per gjithcka bene ne keto 8- vite keqqeverisje!
Etiketa: Edi Rama, Klaudia Krasnika, Mandati i trete, Qepenat mbyllur