Një automjet “Smart” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë mbikalimit të Kamzës në Tiranë.
Siç shikohet nga pamjet që sjell MAPO, makina është djegur e gjitha dhe fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar nga zjarri.
Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për neutralizimin e flakëve.
Deri më tani dyshimet janë për një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet edhe ndonjë arsye tjetër.