Aktualitet

“S’më del për asgjë” – Jeta e vështirë e një pensionisti invalid në Shqipëri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 20/01/21 |
mapo.al

Një pensionist invalid ka rrëfyer së fundmi sfidat e përditshme me të cilat haset dhe që duhet t’i përballojë me paratë e pakta që merr çdo muaj nga shteti.



Leonidha Marleka tha për zëdhënësen e PD-së, Ina Zhupa, se i duhet të paguajë 100 mijë lekë të vjetra qira dhe me pjesën që mbetet duhet të ushqehet, të marrë ilaçet dhe të paguajë taksa dhe shpenzime të tjera.


Ai u shpreh se nuk i përballon dot me pensionin 160 mijë lekësh të vjetra. “Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë, sidomos ne invalidëve që nuk jemi në gjendje as për një punë. Të paktën të rrisë pensionin”, – tha Markela.



Biseda e pensionistit Leonidha Markela me zëdhënësen e PD-së, Ina Zhupa:



Leonidha Markela: Quhem Leonidha Markela. Unë jam pensionist invalid. Jetoj me qira. Paguaj 100 mijë lekë këtu. Një dhomë të vogël që kam këtu. Pensioni nuk më del për asgjë. Me shumë zor e shtyj.


Ina Zhupa: Sa pension merr?

Lexo edhe :  369 të vaksinuar kundër Covid në 6 ditë - Rama: Do rrisim ritmin, javë pas jave

Leonidha Markela: Marr 160 mijë lekë (të vjetra).

Ina Zhupa: Domethënë, juve ju ngelen vetëm 60 mijë lekë për të mbijetuar?

Leonidha Markela: Po, për të jetuar 60 mijë lekë. Edhe me shumë zor. Çmimet janë shumë…. Vetëm të dalësh çik në pazar të blesh 2-3 gjëra të vogla, ikën 10 mijë lekëshi nuk e merr vesh fare se ça blen. Jeta shumë e vështirë, po ça të bëjmë. ilaçe marr. Ka dhe ilaçe që i blej edhe me lekë.

Ina Zhupa: Si e përballon muajin?

Leonidha Markela: Me shumë vështirësi. Me shumë vështirësi. Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë ne, për shembull, sidomos ne invalidëve që nuk jemi as në gjendje as për një punë që të bëjmë asgjë nuk bëjmë, s’jemi në gjendje. Të paktën të rrisë pensionin, të paktën.

9


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas