Aktualitet

“SMS”/ Basha reagon pas përgjigjes së Vodafon: Akt i shëmtuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 20/03/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ne lidhje me konfirmimin e ardhur nga kompania celulare Vodafone se mesazhi i çuar në emër të tij për kryeministrin, nuk ishte dërguar nga telefoni i tij.


“Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari.


T’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen.”- shprehet Basha, duke shpërndarë mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili publikoi përgjigjen zyrtare të Vodafone. Në përgjigje u konfirmua dy gjëra:


1. SMS nuk është dërguar nga Lulzim Basha apo nëpërmjet sistemit të kompanisë celulare.
2. SMS është dërguar nga një platformë e huaj SMS në internet për dërgimin e SMS-ve, jashtë rrjetit të kompanisë celulare.”


Cc685738 B27c 4b62 A4a7 8d6ccf7a2da0


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas