Aktualitet

SMS fyese në emër të Presidentit, Meta: Më hakoi një grup kriminal, do hetohet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:28 - 30/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në një konferencë për shtyp se i ka dërguar një kërkesë kompanisë celulare me të cilën ai ka kontratë të dhënat në lidhje me hakimin e numrit të tij, për të cilin pretendon se është përdorur nga një grup kriminal për të dërguar mesazhe në emër të presidentit






Meta tha se shumë shpejt do të nisë një hetim ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje ndërsa ftoi gazetarët që në rast se do të marrin një mesazh të tillë të mos e marrin në konsideratë.


“Dua t’ i kërkoj ndjesë qytetarëve të cilëve një grup kriminal u ka dërguar mesazhe fyese në emër të presidentit kryesisht gjatë ditës së djeshme të cilët janë konfirmuar nga disa personalitete të njohura.

Lidhur me këtë skandal ku një grup kriminal përdor figurën e presidentit, sot i kam kërkuar kompanisë celulare të dhënat dhe shumë shpejt do nisim një hetim ndërkombëtar. Edhe ju gazetarët mos merrni ndonjë mesazh nga presidenti i republikës që ka marrëdhëniet më perfekte me gazetarët.”-deklaroi Meta.



1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas