fbpx

Aktualitet

SMS-të e Ramës/Faleminderit bamirës, por si Kryeministër ke dështuar





               Publikuar në : 21:07 - 14/09/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh publikon në faqen e tij në facebook, mesazhet që qytetarë të ndryshëm i kanë shkruar atij për të zgjidhur hallet, pas zvarritjes në institucionet e shtetit. Rama tregon se ka ndihmuar një grua të regjistrojë vajzën në gjimnaznin “Petro Nini”, apo një pensionist që ka marrë ilaçet me rimbursim, etj. Të gjitha këto, me sa duket e bëjnë Kryeministrin të ndihet mirë për sa kohë vendos ti ndajë me ndjekësit në facebook.


Por çfarë mendojnë vetë qytetarët?



Po të shihni me kujdes komentet në faqen e kryeministrit, janë në pjesë e mirë kundër tij. Sepse zonja që i ka shkruar SMS Kryeministrit, nuk është e vetmja që nuk mund të regjistrojë fëmijën në shkollë. Raste të tilla, me burokraci dhe arrogancë në shkolla, kopshte, spitale, hipoteka, e gjithëfarëlloj zyrash ka me shumicë në këtë vend.


Një ndër komentet më spikatura është ky:

Por nuk është i vetmi…

Të tjerë komentues i kujtojnë Kryeministrit se shteti nuk funksionon me urdhra nga lart, por me ligje, rregulla dhe korrektesë nga ata/ato që paguhen me taksat tona për të shërbyer në administratë.

/Mapo.al

*Më poshtë postimi i plotë i Kryeministrit në facebook


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas