Aktualitet

“S’mund t’ju merret e ardhmja” – Kryemadhi, me të rinjtë që votojnë për herë të parë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 17/01/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon takimet në kryeqytet në kuadër të zgjedhjeve më 25 prill.



Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë që votojnë për herë të parë, Kryemadhi tha se bashkëmoshatarët e tyre motivohen për t’u larguar nga vendi nga kryeministri Edi Rama.


Ajo riktheu në vëmendje procesin e Maturës Shtetërore, që u shoqërua me akuza për dalje paraprake provimesh, si dhe për formulime abstrakte tekstesh.



Kryemadhi tha se opozita nuk mund të lejojë kurrsesi që dikush, në këtë rast kryeministri Rama, të marrë të ardhmen e të rinjve.



“Ju e keni parë dhe vetë procesin e Maturës Shtetërore, dhe humbjet që patët nga ky proces. Çdo ditë duhet të motivohen votuesit…Ata po largohen nga vendi. Rama po i motivon për t’u larguar.


Shqipëria është e shqiptarëve, jo e Lulit, e Monikës, dhe e Ramës. Ai merr guximin të thotë: Duron kush duron, dhe pjesa tjetër të ikë. S’mund të lejojmë që dikush të marrë të ardhmen tuaj”, – tha Kryemadhi.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas