ShowBizz

“S’na interesojnë pushimet e Fevziut”/ Ja përgjigja ‘diplomatike’ e Rudinës






               Publikuar në : 13:37 - 11/09/19 |
mapo.al

Rudina Magjistari është përballur së fundmi me një ndjekëse, e cila mendon se moderatorja nuk përzgjedh temat e duhura në emisionin e saj të pasdites. Ajo ka marrë shtysë për t’i komentuar, pas bashkëbisedimit në studio me gazetarin e njohur Blendi Fevziu, për udhëtimet e tij të shumta dhe luksoze.


“E dashur Znj. Magjistari, nuk besoj se i intereson popullit shqiptar se si i kaloi Blendi Fevziu pushimet. Këto mund t’i bisedoni në kafene. Mendoj se populli ynë ka nevojë për mbështetje sociale, ekonomike, psikologjike dhe vetëm me këto emisione nuk mund t’i ndihmoni dot, por i ngatërroni më shumë”-ka shkruar ndjekësja në fjalë, e cila nuk ka mbetur pa një përgjigje nga ana e Rudinës.

“Zonjë, mbështetjen sociale-ekonomike duhet ta kërkoni në institucionet shtetërore, atë psikologjike, tek ekspertët e shëndetit mendor. Televizioni ka për detyrë të informojë, argëtojë dhe edukojë detyra të cilat përpiqemi t’i bëjmë çdo ditë e me shumë përkushtim. Madje dhe kur kemi pasur mundësi të ndihmojmë, e kemi bërë, dhe jo rrallë”- ka shkruar moderatorja.


Etiketa:

Pas