Teknologji

Snapchat arrin 203 milionë përdorues














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:14 - 24/07/19 |
ro ot

Snapchat ka bërë të ditur se në tre mujorin e dytë të 2019-ës shënoi plot 203 milionë përdorues aktivë, një rritje me 8% krahasuar me një vit më parë dhe 7% krahasuar me tre mujorin e kaluar.






Lajmi vjen pas disa tre mujorësh në rënie, diçka shumë shqetësuese për investitorët. Jo më pak aplikacioni i ridizajnuar i Snapchat lançuar në Android tre mujorin e kaluar pati një impakt.


Snap thotë se përdoruesit po dërgojnë 7% më shumë Snap-e me aplikacionin e ri. Sa i përket performancës financiare, Snap ende nuk është fitimprurës por po i afrohet asaj dite.







Kompania kishte 388 milionë dollarë të ardhura, një rritje me 48% krahasuar me një vit më parë. Por humbi 255 milionë dollarë, 28% më pak sesa vitin e kaluar.

Lexo edhe :  Google gjurmon përdoruesit?!



Platforma Snap Discover gjithashtu po merr me shumë angazhime se në të kaluarën. Audienca e Discover u rrit me 35% krahasuar me vitin e kaluar. Koha e shpenzuar çdo ditë në këtë platformë është rritur me 60%.



1


Etiketa: , ,

Pas