Bota

“Snapchat është një strehë për grabitqarët seksualë”






               Publikuar në : 20:45 - 28/05/19 |
mapo.al

Sa të shqetësuar duhet të jemi për “abuzues seksualë” në Snapchat, aplikacionin e famshëm të shkëmbimit të mesazheve dhe fotografive?


Gjatë këtij viti, ka patur të paktën tre raste të ngacmimeve online çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Snapchat është një strehë për grabitqarët seksualë”, shkruajti  në një artikull Sunday Times pasi siguroi mijëra dosje të policisë që lidheshin me shfrytëzimin seksual të të miturve në aplikacion.

Artikulli i gjerë përshkruan se si dy vajza 12-13-vjeçare u përdhunuan nga dy burra pasi u njohën në Snapchat.

Një tjetër histori tregon se si një burrë u përpoq të takonte një vajzë 14-vjeçare në të njëjtën mënyrë. Ka edhe qindra raste në të cilat vetë të miturit shpërndajnë fotografi intime. Nuk dihet nëse rrjeti social do marrë masa për këto veprime, së paku të reagojë.


Etiketa: , ,

Pas