Aktualitet

Socialisti Picula: Amendamenti i PE për 15 kushtet reflekton konkluzionet e Këshillit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:45 - 19/06/20 |
mapo.al

Euronews Albania, i ka marrë një prononcim sot eurodeputetit kroat, anëtarë i PSE, pra socialistëve europianë, rreth amendamentit të miratuar nga Parlamenti Europian, ku vihet në dukje, se qeveria shqiptare ka 15 parakushte për të plotësuar, para tryezës së parë për nisjen zyrtare të negociatave. Picula, thotë se është Komisioni Europian që vlerëson ecurinë e një vendi, por theksoi se amendamenti për Shqipërinë, reflekton konkluzionet e Këshillit Europian, të mbajtur në mars.


Euronews Albania: Një amendament për Shqipërinë krijoi pak rrëmujë këtu në Parlamentin Evropian mbi 15 kushte para konferencës së parë ndërqeveritare. A bazohet tek gjuha e konkluzionve të Këshillit, a është korrekte dhe a jeni të kënaqur ju me këtë ndryshim?


Tonino Picula: “Ju e dini që çdo grupim politik dhe çdo anëtar i Parlamentit Evropian mund të propozojë amendamente. Dhe unë besoj se ky amendament, reflekton në një farë mënyre konkluzionet e Këshillit në mars, ku në të vërtetë Këshilli vuri një numër para-kushtesh për Shqipërinë.


Por sidoqoftë, me këto rekomandime që ne po përpiqemi të hartojmë si një dokument të orientuar nga pozitiviteti, këto rekomandime dhe ky dokument, nuk janë raporti i progresit. Janë raportet e progresit që analizojnë dhe vënë nën vëzhgim secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe besoj se Komisioni do të publikojë raportet e progresit në vjeshtë.


Ndërsa në rekomandimet tona, ne fillimisht po përpiqemi të qarkojmë, pikë së pari mbështetjen tonë për procesin e zgjerimit në vetvete. Dhe sigurisht që disa grupime politike dhe disa kolegë këtu në Parlamentin Evropian deshën të ishin edhe më specifikë me Shqipërinë, se gjuha e përdorur nga Këshilli në përfundimet e tij. Po sigurisht që kjo nuk e prek tërësinë e dokumentit, sepse ne nuk jemi këtu për të vlerësuar, nuk jemi këtu për të gjykuar, dhe në këtë kuptim kjo i takon fillimisht Komisionit, Këshillit dhe vendeve anëtare”.

 


Etiketa: , ,

Pas