Gazetari dhe moderatori Sokol Balla është një prej prej personazheve më të njohur për publikun shqiptar. Pas zhvendosjes së tij nga televizioni i ‘Top Channel’ për në ‘Vizion Plus’, duket se gazetari ka vendosur të bëjë sërish një lëvizje të re.
Sipas ‘InTV’, Balla ka ndërmend ti rikthehet dashurisë së tij të vjetër, mikrofonit. Gazetari ka lajmëruar se duke filluar që nga 15 maji, ai do të moderojë një emision të ri radiofonik.
“Rikthehem pranë mikrofonit, flas me ty. Radio më seksi e Tiranës, Radio IN”- ka lajmëruar ai.
Jemi mësuar prej kohësh ta shikojmë duke moderuar në ekran, mirëpo kësaj here Sokol Balla do të vijë për publikun me një format tërësisht ndryshe.