Aktualitet

Solidaritet me Teatrin Kombëtar pas shembjes, Kosova anulon shfaqjet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:47 - 17/05/20 |
mapo.al

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar përmes Facebook se do të anulohen të gjitha shfaqjet e planifikuara në shenjë solidariteti me artistët shqiptarë, të cilët u përballën në orët e para të kësaj të diele me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.


“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht”,– thuhet ne njoftim.


 




Etiketa: ,

Pas