Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Sipas një sondazhi të CNN debati midis Donald Trump dhe Joe Biden u fitua nga ky i fundit. 53% e amerikanëve preferuan Joe Biden, ndërsa presidentit në detyrë i mbetet vetëm 39% e preferencave.
Kandidati demokrat Joe Biden përsëriti akuzat e tij ndaj Presidentit Trump lidhur me reagimin ndaj pandemisë në debatin e dytë dhe të fundit mes dy kandidatëve për president. Debati televiziv u zhvillua në Neshville të shtetit Tenesi.
Trump, i cili u tregua shumë më i përmbajtur se në debatin e parë mbrojti politikat e administratës së tij dhe tha se është kapërcyer faza më e rëndë e pandemisë. Ish-nënpresidenti Biden fajësoi presidentin se nuk merr përgjegjësi për pandeminë.
LEXO EDHE:
Detaje/ Debati i fundit Trump-Biden, më shumë përmbajtje, më i civilizuar
Dueli i fundit presidencial, një arenë akuzash për korrupsion