Aktualitet

Sondazhi masiv i OKB evidenton ndryshimet klimatike si emergjencë globale









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:58 - 27/01/21 |
mapo.al

Me gjithë pandeminë e koronavirusit, gati dy të tretat e njerëzve në botë i shohin ndryshimet klimatike si emergjencë globale.



Kjo është gjetja kryesore e sondazhit më të madh të opinionit për trajtimin e ngrohjes globale.


Mbi një milion njerëz nga 50 vende të botës morën pjesë në sondazh.




Gati gjysma e tyre ishin të moshës 14 deri në 18 vjeç.



Sipas sondazhit, konservimi i pyjeve dhe tokave është zgjidhja më e popullarizuar për trajtimin e çështjes.


Sondazhi u organizua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Organizatorët i shpërndanë pyetjet e sondazhit përmes reklamave në aplikacionet e lojërave mobile në 50 vende.

“Njerëzit janë të frikësuar, i shohin zjarret në Australi dhe Kaliforni, i shohin stuhitë e kategorisë pesë në Karaibe, i shohin përmbytjet në Azinë Juglindore”, tha Cassie Flynn, këshilltare strategjike e UNDP-së.

Lexo edhe :  Sondazhi/ 54.6% e qytetarëve të Tiranës: Basha do ishte kryeministër më i mirë

“Ata shohin rreth vetes dhe thonë: ky është një problem i vërtetë. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë”, shtoi Flynn.

Sondazhi u realizua midis tetorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar./REL/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas