Sunday, July 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sondazhi/ Shqiptarët duan BE-në përpara bashkimit kombëtar

by mapo.al
09/01/2020
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Fondacioni “Soros” në Shqipëri dhe në Kosovë ka realizuar një sondazh me titull: Kosovë-Shqipëri, vlerat, besimet, bashkëpunimi dhe bashkimi. Janë pyetur 2,504 qytetarë në të dyja vendet: 1,200 në Shqipëri dhe 1,304 në Kosovë (1,004 shqiptarë dhe 300 serbë) për një seri çështjesh të cilat ndërlidhen tek ideja e një bashkimi eventual mes të dyja shteteve.

Meqenëse gjithë anketa lidhet me këtë temë, është me interes të sillen të dhënat për këtë çështje në mënyrën si i shohin qytetarët të dyja vendeve.

Sa i përket qëndrimeve rreth idesë së bashkimit në një shtet të vetëm, shumica e të anketuarve shqiptarë në të dy vendet, por në një nuancë më të madhe në Shqipëri (74.8%), se sa në Kosovë (63.9%), janë në favor të idesë së bashkimit dhe do të votonin ‘pro’ në rast se u jepet mundësia në një referendum. Por të anketuarit besojnë se të tjerët në rrethin e tyre janë më pak të gatshëm që të votojnë pro bashkimit. Po ashtu, një numër më i madh i të anketuarve nuk besojnë se bashkimi është i mundshëm, thuhet në raportin e përgatitur për këtë gjë.

Është interesant fakti se përqindja më e lartë e mbështetjes së bashkimit është në Shqipëri, ndërkohë që refuzimi është thuajse i njëjtë, rreth 16%. Nga ana tjetër, në Shqipëri nuk janë të gatshëm të paguajnë taksë për bashkimin në masë më të madhe sesa në Kosovë.

Një tjetër element është fakti se në shumicë, shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, preferojnë më parë BE-në sesa bashkimin kombëtar.

Shqiptarët e të dy vendeve, 84.7% e të anketuarve në Shqipëri dhe 66.4% në Kosovë, zgjedhin më parë Bashkimin Evropian se sa bashkimin kombëtar, thuhet në dokument.

Kundër marrëveshjeve për ndryshimin e kufijve, shqiptarët e të dyja anëve duket se janë të ndarë në pikëpamje sociale sa i përket idesë së bashkimit.

Shumica absolute e të anketuarve në të dy vendet janë kundër një marrëveshje e cila përfshin ndryshimin e kufijve të Kosovës, edhe nëse kjo do të nënkuptonte njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës nga Serbia, anëtarësimin në OKB apo hapjen e rrugës për bashkim kombëtar

Nga ata që nuk e dëshirojnë bashkimin kombëtar, vërehet një refuzim më i madh në zona urbane, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Për nga shtrirja gjeografike, të anketuarit në rajonin e Prishtinës janë në shkallë më të madhe kundër bashkimit kombëtar, kurse në Shqipëri janë të anketuarit e zonës qendrore, vlerëson raporti.

Tags: anetaresimi ne BEBashkimi kombëtarBashkimi Shqiperi-KosoveKosoveShqipërisondazhi

JU SUGJEROJME

“Një shqiptar “kundër” hebrenjve”, Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë
Aktualitet

“Një shqiptar “kundër” hebrenjve”, Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

16/07/2022
Vajza e mitur lind jashtë-martese, e ëma e saj denoncon shqiptarin për përdhunim
Bota

6 vite burg për babain e 7 fëmijëve, abuzoi seksualisht me një vajzë

16/07/2022
Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, Manastirliu: Do të ketë edhe shpërblime
Aktualitet

Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve ‘Omicron’ në Shqipëri!

16/07/2022
Rama: Mali i Zi do t’i bashkohet Ballkanit të Hapur, mbështesim Kosovën për në KE
Aktualitet

Hapja e negociatave/ Rama dhe 15 zyrtarë të lartë nisen të hënën drejt Brukselit

16/07/2022
Next Post
Festivali i RTSH-së, Elton Deda: Shumë playback

Festivali i RTSH-së, Elton Deda: Shumë playback

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • “Një shqiptar “kundër” hebrenjve”, Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë
  • 6 vite burg për babain e 7 fëmijëve, abuzoi seksualisht me një vajzë
  • A i duan të gjithë njerëzit thashethemet?
  • Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve ‘Omicron’ në Shqipëri!
  • Hapja e negociatave/ Rama dhe 15 zyrtarë të lartë nisen të hënën drejt Brukselit



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In