Soni Malaj e ftuar në pushime “On Top” foli për projektin e radhës, për të cilën u shpreh është tejet ritmik, do të pëlqehet shumë nga publiku dhe do të kthehet në hit veror. Ndërsa për recitalin, tha se mbylli një lloj kapitulli. Kujtojmë se në recital përveçse një artiste e vërtetë, kishte zgjedhur një veshje të veçantë, një ‘bodysuit’ gri, në të cilin kishte vënë në plan të parë këmbët seksi.
“Recitali mbylli një lloj kapitulli. Mund të them që ishte diçka që se dija nëse do realizohej 100 për qind. Jam shumë spontane zakonisht. Mezi po pres të laçoj projektet e radhës.”
Soni nuk la pa përmendur që prej kohësh është nën menaxhimin e Alban Karabashit, pasi ai ishte personi që e zbuloi. “E falenderoj shumë Alban Karabashin. Ai më ka zbuluar talentin dhe tashmë jam nën menaxhimin e tij.”-shprehet Soni.
Në shumë intervista në Kosovë, Soni tregoi se teksa e pyesin nëse do të bashkëpunonte me ndonjë prej labelit “BabaStars”, gjithmonë përgjigjet se do të vazhdojë në solo. Por sapo ajo kthehet në Shqipëri merr një telefonatë ku i kërkohet bashkëpunim në trio nga Agon Amiga. Projekt i publikuar së fundmi. “Kur më intervistojnë në Kosovë dhe më pyesin nëse do të bashkëpunoja me ndonjë nga labeli i “BabaStars” ju them gjithmonë se do të vazhdoj të publikoj projekte solo, ndërsa sapo erdha në Tiranë pas një interviste mora telefonatë nga Agoni. Agon Amiga është një nuhatës për klipe dhe një artist i vërtetë. E kam shumë mik të mirë. E kam ndjerë mungesën e gjinisë femër në videoklip pasi gjithë kohës jam me çuna. Por gjithçka shkoi mirë”-shprehet Soni Malaj.
Lexo edhe:
Në “Pushime On top”, Soni Malaj: Kam koncerte, s’bëj dot pushime