ShowBizz

Soni Malaj rrëfehet për marrëdhënien me të bijën 7-vjeçare





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:58 - 22/05/19 |
mapo.al

Soni Malaj ka folur së fundmi me një sinqeritet të pazakontë për marrëdhënien me të bijën, e cila tashmë është 7 vjeçe. Ajo ka rrëfyer në emisionin “Tempora” se bashkë janë shumë të lidhura, e që megjithatë nuk ngurron t’i tërheqë vëmendjen. Soni ndau me publikun edhe një rast konkret, ku e bija i kishte shfaqur shenja të xhelozisë dhe më pas edhe të mburrjes.


E besdiste ajo tërheqja e vëmendjes, nga Ana e vogël tek mami Soni. Fillova të shqetësohesha pak sepse mua nuk më pëlqejnë këto tendencat e ambicies apo xhelozisë. Por, me kalimin e kohës duke e kuptuar, kaloi në stadin: “A e di ti kush jam unë? Jam goca e Soni Malajt”. Gjë që unë e kam bezdi. E kapa në një moment në flagrancë për këtë dhe i thashë: Mami e ka bërë me shumë mund emrin, ti nuk duhet të mbahesh tek emri i mamit por duket të kesh personalitetin tënd. Kjo është gabim”- ka treguar Soni Malaj.


Artistja u shpreh më pas se ka një dëshirë tejet të madhe që e bija t’i bëhet në të ardhmen këngëtare, duke dëshmuar kështu se është ndryshe nga shumë artistë të tjerë që nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë pjesë e artit.




Etiketa: ,

Pas