Aktualitet

Sonte Bayern-Barcelona, “finalja e parakohshme” e Champions League








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:47 - 14/08/20 |
mapo.al

Bota mban frymën. Sonte luhet “finalja e parakohshme” e UEFA Champions League mes gjigandëve bavarezë, Bayern Munchen dhe Barcelonës së Lionel Messit.


Të dyja skuadrat pritet që gjithë forcën ta mbështesin te yjet e tyre që po kalojnë nëpër një formë mjaft të mirë, Lionel Messi e Robert Lewandowski.


Tashmë është mësuar çifti i parë gjysmëfinalist, derisa rrugës është edhe ai i dyti. Barcelona dhe Bayern do të luajnë përballë njëra-tjetrës me synimin e vetëm kualifikimin tutje dhe pritjen e takimit të nesërm, Manchester City – Lyon, për të mësuar emrin e kundërshtarit.


Takimi fillon në orën 21:00 në Lisbonë, kurse pritet të jetë më interesanti nga të gjitha ndeshjet çerekfinale, gjithmonë duke aluduar edhe në atë sesa interesant mund të jetë City – Lyon. Kujtojmë në gjysmëfinalen e parë të edicionit 2019/2020 në Champions do të luajnë PSG dhe Leipzig.



Etiketa: , ,

Pas