Aktualitet

Sonte Champions League – Interi sfidë vendimtare në Gjermani, frikësohet edhe Reali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 01/12/20 |
mapo.al

Champions League rikthehet me sfidat e 5-ta në grupe.





Pikërisht sot vendoset fati përfundimtar i Inter, që luan në Gjermani një sfidë shumë të vështirë me kryesuesit e Borussia Monchengladbah, por një fitore e italianëve mund të rikthejë shpresën për zikaltërit.


Në rast humbje e barazimi, italianët s’kanë më shanse të kualifikohen, por në rast fitore rifuten në garë për një nga dy vendet e para. Ndeshja e parë në Milano përfundoi barazim 2:2.







Nga ana tjetër Real Madrid i frikësohet Shakhtar Donetsk që në ‘Bernabeu’ e mposhti 2-3. Madrilenët me një hakmarrje sot ndaj ukrainasve sigurojnë kualifikimin.


Në grupin D gjithçka është e hapur teksa Liverpool mund të sigurojë kualifikimin në rast se fiton ndaj Ajax në ‘Anfield’. Nga ana tjetër Atalanta do të përfitojë pasi përballë ka një kundërshtar të lehtë si danezët e Midtjylland.

Lexo edhe :  Kontroll perfekt dhe rrjetë e tundur, Benzema barazon Chelsean (VIDEO)

Në grupin A, Bayern Munich i ka mbyllur llogaritë duke siguruar vendin e parë dhe kualifikimin, kurse sot ka përballë Atletico Madrid që në 4 ndeshje ka 5 pikë dhe i duhet fitorja, edhe pse i mungon një prej sulmuesve kryesor, Luis Suarez i cili është me COVID-19.

Ndërkohë Manchester City luan sfidën vendimtare për kreun e grupit ndaj Portos edhe pse ka 3 pikë më shumë.

“The Citizens” edhe këtë vit janë në superformë në Champions League me 4 fitore dhe vetëm 1 gol të pësuar, kurse Portos i duhet vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas