Aktualitet

Sonte “dueli i artë”, Andy Ruiz dhe Anthony Joshua ngjiten në ring








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:09 - 07/12/19 |
mapo.al

Gjithçka është gati për super duelin e peshave të rënda mbrëmjen e sotme në Arabinë Saudite. Cerimonia e peshimit ka evidentuar edhe njëherë diferencën e staturave mes Andy Ruiz e Anthony Joshua, që pavarësisht 10cm gjatësi më shumë, peshon rreth 21 kg më pak se rivali meksikan.


Do të luftojnë në shkretëtirë, në rrënojat e Diriyah antik, kryeqyteti i parë i Mbretërisë së Arabisë Saudite. Do të luftojnë për titullin botëror të peshave të rënda, pavarësisht kritikave. Anthony Joshua, të shtunën në orën 21 me vendin tonë, kur të ngjitet në arenën e improvizuar para 16.000 spektatorëve, ndërtuar në harkun e dy muajve në dunat e shkretëtirës saudite, do të kërkojë të dëshmojë se kur Andy Ruiz Jr, në 1 qershor, i rrëmbeu gjerdanët e peshave të rënda në Madison Square Garden në New York, ishte vetëm një rastësi.


Britaniku do të arkëtojë 85 milionë dollarë nga ky duel, ndërsa shpërblimi për kampionin e botës do të jetë “vetëm” 13 milionë.





Etiketa: ,

Pas