Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sonte finalja e madhe – Fito dhe je hero, humb dhe je dështak

by mapo.al
29/05/2021
in Kryesore, Sport
0

Eshtë e gjitha një finale britanike e Champions League, dhe mbarë bota po pret të shohë sonte se kush do të jetë mbreti i futbollit europian, Manchester City, apo Chelsea.

Manchester City po kërkon ta marrë këtë trofe për herë të parë në histori.

Chelsea që e ka fituar këtë titull në vitin 2012, e ka mundur ekipin e Guardiolës dy herë këtë sezon, në kampionat dhe në FA Cup.

Rreth 16 mijë e 500 tifozë do të jenë sonte prezent në Estadio do Dragao, në Porto, në Portugali.

Të dy gjigandët anglezë, i kanë skuadrat e plota, pa dëmtime dhe mundësia e trajnerëve për të zgjedhur kë do të lëshojnë në betejë është e madhe.

“E di mirë mënyrën se si do të luajme, dhe me kë do të përballemi, jam i qetë”, ka thënë Guardiola.

“Eshtë një eksperiencë e jashtzakonshme të jemi këtu. E di se çfarë do t’u them djemve që janë natyrshëm nervozë. Do u them që kjo është normale. Jam i bindur se do të vuajmë e djersimë jo pak për të fituar. Do të ishte mirë t’u kërkoja ta shijojnë, po nganjëherë do të duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përpiktë”, pohoi Guradiola.

Mesfushori Kevin De Bruyne u shpreh se nëse fiton je një hero, nëse humbet, je një dështak.

Për Guardiolën do të ishte hera e tretë që e merr trofeun, pasi është ngjitur dy herë në majën e futbollit me Barcelonën në vitet 2009 dhe 2011.

Bosi i Chelsea, Thomas Tuchel, është në kërkim të trofeut të parë në Champions League. Sezonin e kaluar ai e humbi këtë mundësi me PSG, ndaj Bayern Munich.

“Kam besimin që të gjithë e duan këtë titull – u shpreh Tuchel.

“Ka të bëjë me urinë me dëshirën për nivelin më të lartë në futboll. Jemi të përqendruar dhe të fokusuar. Eshtë gjithnjë e vështirë të luash me Manchester City, Bayern ose Barcelona, e sidomos nëse në pankinë është Guardiola. Ai krijoin shumë besim tek ekipi dhe ka një mentalitet të madh fitimtari”, tha trajneri gjerman që erdhi në krye të londinezëve në fund të sezonit, pas shkarkimit të Lampard.

Finalja nis sonte në orën 21.00 dhe do të ketë 30 minuta shtesë, apo edhe penallti, nëse do të jetë e nevojshme.

Secila skuadër do të bëjë 5 zevendësime, me mundësinë për një të gjashtë në kohën shtesë.

Të dy trajnerët janë shprehur se kanë identifikuar lojtarët që do të gjuajnë penalltitë, poqese dueli do të dalë barazim deri në fund.

Ndeshja do të transmetohet dhe do të shihet në  200 vende të botës, ndërsa 10 minuta para nisjes do të ketë një ceremoni që besohet se do të jetë spektakolare, nisur edhe nga momentet e vështira të kaluara këtë sezon prej pandemisë.

Tags: ChelseaDueli anglezfinalja e champions leagueGuardiolaManchester CityTuchel

JU SUGJEROJME

A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?
Aktualitet

A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?

06/07/2022
Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup
Arkiva 2

Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup

06/07/2022
“Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”
Aktualitet

“Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”

06/07/2022
“Mami nuk kishte bukë për të ngrënë”, rrëfimi i djalit të “milioneres” së inceneratorëve
Aktualitet

“Mami nuk kishte bukë për të ngrënë”, rrëfimi i djalit të “milioneres” së inceneratorëve

06/07/2022
Next Post
Vrasja e Ritvan Ramazanit, RENEA niset drejt Shkodrës, Policia: U qëllua me armë në makinë

Në kërkim të parcelave me kanabis, RENEA dhe FNSH rrethojnë Niklën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?
  • Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup
  • Protesta e 7 korrikut/ PD kërkon leje nga policia për grumbullimin e qytetarëve
  • U shpëton jetën tre vajza dhe një oficeri policie pasi makina u zhyt në lumë, njihuni me adoleshentin hero
  • “Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In