Aktualitet

Sonte finalja e madhe/ Qindra fluturime shtesë nga Anglia në Madrid





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 01/06/19 |
mapo.al

Qindra fluturime shtesë ka patur nga Anglia drejt Madridit dhe llogaritet se rreth 70 mijë fansa po zbresin në kryeqytetin spanjoll për finalen sonte mes Liverpool dhe Tottenham. Dy menaxherët e klubeve janë munduar të tregojnë qetësi dhe humor në batutat e tyre me gazetarët. Si Klop, si Pochettino nuk kanë ende një trofe të madh me emrin e tyre.


Eshtë hera e parë që nga viti 2008, që Liverpool dhe Tottenham përballen në Champions League. Mbështetësit e tyre do të ndajnë 32 mijë e 226 bileta për ndeshjen sonte në orën 21, ku mbarë bota do të jetë duke ndjekur këtë betejë angleze. Stadiumi Wanda Metropolitano ka kapacitet prej 68 mijë vendesh, ndaj shumë tifozë po shpresojnë të gjejnë ndonjë biletë të minutës së fundit, ose ndonjë mundësi për të hyrë brenda.



Liverpool që humbi finale e Champions vitin e kaluar me Real Madrid, është në renditjen e Premier League, dy vende dhe 26 pikë mbi Tottenham. Sipas BBC Sport, specialistët e futbollit kanë vërejtur se përtej konkurencës, dy trajnerët e ekipeve kanë një respekt të thellë ndaj njëri tjetrit.


Edhe pse stili i lojës së Klop vlerësohet shumë, dhe ky sezon në Premier ishte një rekord, me 97 pikë dhe vetëm një humbje, sërish Liverpool nuk ka fituar ende asnjë trofe qysh se menaxheri gjerman erdhi nga Dortmund, në vitin 2015.

Duke llogaritur edhe ato me ekipin gjerman, Klop ka qënë në 6 finale të rëndësishme të Champions dhe Europa League, pa mundur të fitojë asnjërën. “Nëse unë jam arsyeja, atëherë kjo është një gjë për të cilën cdokush duhet të shqetësohet”, ka thënë Klop. Ai ka shtuar se nuk e ndjen veten një humbës, pasi thotë se skuadrat e tij prej 2012 janë në finale.

Liverpool ka fituar 5 herë deri tani Champinos League, e fundit në vitin 2005. Ndërsa për Tottenham kjo është hera e parë që mbërrin në një finale. Dhe në 11 vitet e fundit nuk kanë fituar asnjë trofe. Pochettino që ka qënë më parë trainer i Espanjol dhe Southampton është në kërkim të titullit të parë.

Pochettino ka sugjeruar se mënyra e si po menaxhohet klumbi duhet ndryshuar. Pasi blerja më e madhe dhe e fundit, është ajo e heroit të gjysëm-finales me Ajax, Lucas Moura, në janar 2018.

Po ashtu, Pochettino ka përmendur edhe faktin se Tottenham për shkak të rikonstruksionit, nuk ka lujatur kohët e fundit në stadiumin e tij. Kjo na ka bërë të fortë, thotë ai, pasi jemi detyruar të kalojmë jo pak vështirësi.

Finalja angleze që zhvillohet sonte, është e dyta, pas asaj me Chelsea dhe Arsenal në mesjavë, për Europa League. E vetmja finale angleze më parë, ka qënë ajo e vitit 2008, mes Manchester United dhe Chelsea, ku ekipi i Ferguson në atë kohë fitoi me penallti.

Dy pikëpyetjet më të mëdha përpara ndeshjes sonte për të dy eklipet janë: A do luajë Firmino për Liverpool dhe Kane për Tottenham, pasi të dy duket se nuk e kanë kaluar plotësisht dëmtimin. Kane ka marrë pjesë dje në stërvitje. Nga ana tjetër, Klopp nuk ka sqaruar ende për gjendjen e Firminos.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas