Kryesore

Sonte pritet kulmi i reshjeve të shiut, 4 zonat problematike








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:01 - 09/01/21 |
mapo.al

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej disa ditësh,  me reshje që kanë shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme të vendit. Për fat të mirë, deri më tani, ka patur vetëm dëme materiale, dhe jo në njerëz.



Por, edhe pse sipas Meteoalb gjatë orëve në vijim pritet një përmirësim i situatës, reshjet do të rikthehen gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit të ditës së nesërme.


Parashikohet se reshjet të rifillojnë pas mesnate dhe kulmi do të jetë gjatë orëve 03:00-06:00 në pjesën qendrore dhe veri-perëndimore të vendit ku do të ketë 15-20 milimetra shi në orë. Zona problematike do të jenë Lezha, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.



Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore, herë pas here do kemi pauz të reshjeve në vendin tonë. Parashikohet që edhe pjesë e dytë e ditës të mbetet në të njëjtat kushte atmsoferikë.

Lexo edhe :  -13°C, kthjellime, ngrica dhe dëborë! - Parashikimi i motit


Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C  deri në 12°C.


Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas