Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë.
Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë.
Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Me uljen në pistën e Rinasit do bëhen me dije detaje të tjera.
Kujtojmë se grupi i afganëve të parë prej 121 personash mbërriti mëngjesin e sotëm në Rinas.
LEXO EDHE:
Foto/ Mbërrijnë afganët e parë, të mitur, të moshuar dhe familjarë