Aktualitet

Sonte superndeshja e planetit/ Çfarë duhet të dini për Real-Barça





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:15 - 01/03/20 |
mapo.al

Sonte në orën 21.00 vjen klasikja më e ndjekur në botë, ndeshja e ëndërruar e futbollit, Real Madrid-Barcelona.


Teksa kanë mbetir ende 13 ndeshje për tu luajtur deri në fund të sezonit, Barcelona kryeson me 2 pikë ndaj madrileneve. Në këto kushte, El-Clasico sonte në darkë, me siguri do të jetë vendimtare për titullin kampion këtë vit.


Asnjëra skuadër nuk ka qënë me të vërtetë bindëse këtë sezon, dhe të dyja kanë vuajtur dëmtimet e lojtarëve. Të dy skuadrat kanë patur pasiguri dhe tension, çka do të sjellë me siguri sonte një përplasje fort të debatueshme.


Reali, pa sulm


Një nga gjërat që kanë rënë më shumë në sy te Reali, ka qënë gjendja jo e mirë e sulmit, dhe kjo u pa në humbjen shokuese në fundjavën e shkuar me Levanten, ku kapitulluan 1 me 0. Kjo ishte hera e 8-te në këtë sezon, që madrilenët e mbyllën një ndeshje pa shënuar.

Në fazën e parë të kampionatit ishte Karim Benzema që e kreu këtë punë për Realin, duke shënuar 13 herë në 16 ndeshjet e para.

Por që prej Krishtlindjeve, Benzema ka shënuar vetëm një herë, edhe pse ishte gol mjaft i rëndësishëm, duke mundur Atletikon e Madridit.

Asnjë lojtar tjetër i Realit nuk ka shënuar më shumë se 3 gola.

Imagjinoni se mbrojtësi Ramos është golashënuesi i dytë më i mirë e ekipit.

Bale ka vetëm dy gola, Hazard 1, Jovic 2, Rodrigo 2, Vinicius 1. Pra, sulmuesit kanë bërë që të shkojnë dëm përpjekjet e mesfushorëve si Kroos dhe Valverde.

Për këtë gjendje, dëmtimet janë një shkak. Ndërkohë që është dramatike se Hazard u lëndua sërish, sapo u kthye nga një mungesë e gjatë, në ndeshjen me Levanten.

Sulmi është vërtetë pika më e dobët e Realit dhe shqetësimi më i madh i Zidane, dhe po flasim për një sector, që në vitet më përpara e kishte të mbuluar nga Kristiano Ronaldo.

Barcelona, supriza mund të jetë Fati

Barca vjen sot me dy mungesa. Nuk do të jenë në fushë për shkak të dëmtimit, Sergi Roberto dhe Jordi Alba. Ata do të zevendësohen nga Nelson Semedo dhe Junior Firpo. Eshtë po ashtu në dyshim pjesmarrja e Gerard Pique, pas një dëmtimi në ndeshjen e mesjavës për Champions League me Napolin.

Në sulm, traineri Setien, ka mjaft opsione për të mbështetur Mesin, i cili ka thyer sërish rekordin, me 18 gola dhe 12 asist, deri tani.

Kundër Napolit, në krah të Mesit ishte Griezman, dhe pak më të tërhequr, mesfushorët, Busquets, Rakitiv, De Jong dhe Vidal.

Një mundësi intriguese, është që sonte, ai të angazhojë yllin e ri, Ansu Fati. Por surpriza më e madhe mund të jetë ajo e Martin Braithwaite, që befasoi me performacën e tij, pasi zëvendësoi të dëmtuarin për 6 muaj, Dembele.

Braithwaite bëri një debutim impresionues kundër Aalavesh, duke dhënë assist për dy gola. Mbrojtësi danez është në sfidë për të provuar sërish se skuadra ka nevojë për të.

Përballja e dhjetorit mes dy skuadrave ishte e para pa gola, që prej vitit 2002. Me vetëm dy pikë diferencë, skuadrat kanë gjithçka për të luftuar. Megjithatë, specialistët mendojnë se për Barcelonën do të ishte shumë mirë edhe sikur të siguronin sonte një barazim, duke ruajtur kështu kryesimin e tabelës.

Një pikëpyetje do të jetë taktika që do të ndjekin trainerët. A do të sulmojnë furishëm për të gjetur zonën e portës kundërshtare, apo do të jenë taktikisht të tërhequr e të kujdesshëm.


Etiketa: , , ,

Pas