Aktualitet

Soreca: Institucionet e drejtësisë të punojnë bashkë, të rindërtojmë besimin në gjyqësor














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:57 - 14/07/21 |
mapo.al

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të punojnë së bashku për efikasitet, integritet dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë.






Këto deklarata Soreca i bëri gjatë një takimi online me përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë. Soreca shtoi se BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioritet kryesor.


“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar.







Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e nevojshëm për të zbatuar standardet më të larta të mundshme të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor i BE në Shqipëri”, shkruan Soreca.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas