Aktualitet

Soreca: Prioritet, plotësimi i vendeve bosh në Gjykatën e Lartë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:07 - 25/09/20 |
mapo.al

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca rivendos theksin në plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, Këshillit i Lartë Gjyqësor luan rol kryesor në sistemin e ri.


Pas takimit të sotëm me kryetaren e Këshillit, Naureda Llagami, Soreca tha se BE e mbështet atë në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor shqiptar.


“Takova sot Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami. Këshilli luan rol kryesor në sistemin e ri gjyqësor shqiptar. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet përparësi kryesore. BE mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor shqiptar”, shkruan Soreca në rrjetin social “Twitter”.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas