Aktualitet

Sormani mbyll aventurën te Partizani, “divorc” për herë të dytë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:35 - 13/07/20 |
mapo.al

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner i Partizanit.


Lajmi u konfirmua nga 16-herë kampionët e Shqipërisë. Drejtimi i skuadrës deri në fund të sezonit i besohet Renaldo Kalarit.


Bashkë me Sormanin, nga Partizani largohen dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij Xhovani Macela dhe Grabiel Faça.


Sormani kishte drejtuar Partizanin për një periudhë të shkurtër në vitin 2016.


Njoftim

”FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.”


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas