Aktualitet

Sormani: Ndaj Kukësit, jo për hakmarrje








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 25/01/20 |
mapo.al

Adolfo Sormani e nisi keq aventurën e dytë në stolin e Partizanit. Italiani debutoi me humbje në Korçë, ndaj Skënderbeut. Në prag të supersfidës së javës së 19-të të Superiores, Kukësi-Partizani, që do të luhet nesër mbrëma në “Air Albania”, trajneri i Partizanit ka analizuar situatën e të tijve. Në konferencë për shtyp, ai ka nënvizuar mes të tjerash: “Humbja ndaj Skënderbeut na ka lënë pasoja në mesfushë. Një problem, që do ta zgjidh me lojtarët në dispozicion. Jemi përgatitur mirë dhe me intensitet për ndeshjen ndaj Kukësit. Duhet të japim maksimumin, pa menduar për mungesat që kemi.


Çfarë më shqetëson te ky Partizan? “Jam prej pak kohësh në krye të skuadrës. Me kalimin e ndeshjeve do të rritemi si grup, do të përmirësohemi fizikisht dhe psikologjikisht. Sa më shumë kohë të kemi në dispozicion, aq më tepër skuadra do t’i afrohet nivelit që unë kërkoj”.


Si e gjeta Superioren këtu në Shqipëri? “Është një kampionat shumë i ekuilibruar. Nuk shoh një skuadër që është superiore ndaj të tjerave. Këtu llogaris edhe skuadrat që mund të konsiderohen të vogla, që rrezikojnë mbijetesën. Edhe ato të vënë në vështirësi. Për mua, diferenca do të bëhet në aspektin psikologjik, se si do të përballohen ndeshjet në vazhdim të kampionatit. Presioni sa vjen dhe rritet”.


Arbitrimi në Korçë?Çfarë duhet të them unë… Jam këtu për të gjykuar skuadrën time dhe për ta përmirësuar atë. Për t’u kthyer te ndeshja me Skënderbeun, luajtëm mirë për 40 minuta. Me pak fat edhe mund të kishim fituar. Për këtë arsye nuk kam çfarë them për arbitrin. Si trajner jam praktik. Mendoj për ato që kam vetë në dispozicion, jo për të tjerat. Analiza e Starovës? E respektoj mendimin e çdo trajneri. Ajo që dua të them është se në 40 minutat e para ndaj Skënderbeut nuk morëm asnjë goditje në portë. Mendoj se nuk kemi pasur probleme ekuilibri. Në pjesën e dytë ishim me një lojtar më pak dhe tentuam të shënonim gol. Aty mund të kemi krijuar disa hapësira mbrapa”.


Objektivi në ndeshjen ndaj Kukësit?Unë kërkoj të fitoj gjithmonë, pavarësisht lojtarëve që kam në dispozicion apo mungesave. Pres që Partizani të bëjë të më mirën nesër, për të fituar. Unë njoh vetëm një tip futbolli, ai që luhet si një skuadër e vërtetë. Po luajte me intensitet dhe me agresivitet, mund të vësh në vështirësi çdo ekip kundërshtar”.


Humbja e para tri viteve me Kukësin, kur isha unë trajner? “Ajo i përket së shkuarës. Ndeshjen e nesërme nuk e shoh si moment për hakmarrje. Në atë humbje vinim pas dy muajsh intensiv në Kupat e Europës, ku kishim zhvilluar ndeshje shumë të mira. Vinim pas dueleve me Salzburg dhe Krasnodar, dy kundërshtarë shumë të fortë. E kisha menduar rënien fizike në fillim të kampionatit, pasi kishim shpenzuar shumë energji në përfaqësimin tonë europian asokohe”.



Pas