Aktualitet

Sot, 29 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha (VIDEO+FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:00 - 20/02/20 |
mapo.al

Sot kujtohet dita e rënies së bustit të Enver Hoxhës, 29 vjet më parë në qendër të kryeqytetit. Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.


<
>
rrezimi i bustit rrezimi i bustit1 rrezimi i bustit2 rrezimi i bustit3 rrezimi i bustit4

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 Shkurti tani është caktuar si Dita e Kujtesës kombëtare për Martirët dhe Viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.



Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas