Robert Ndrenika, i lindur në 10 janar të 1942-it, feston sot 79-vjetorin e lindjes. I emëruar “Artist i Popullit”, aktori i madh, për dekada me radhë ka dhënë kontributin e tij të çmuar në historinë e kinematografisë shqiptare. Filmat, komeditë dhe personazhet e tij, i kanë rezistuar kohës dhe ende sot janë njësoj të dashura për brezat e rinj.
Në këtë ditë të bukur për aktorin, nuk kanë munguar as urimet e përzemërta.
E para ishte moderatorja Arbana Osmani e cila shoqëruar fotos me aktorin e madh shkruan fjalë nderi ku e cilëson aktorin si një Artist me A-të madhe.
“Gëzuar ditëlindjen mjeshtër! Çfarë privilegji të të kem si të ftuar special ne programet e mia “Dua të të bëj të lumtur” rikthehet në 6 shkurt në Top Channel dhe bashkë me të do të rikthehen edhe Artistët me A-të madhe (si Ndrenika) të këtij vendi.”
View this post on Instagram
Në po të njëjtin postim, vihet re edhe komenti i modeles Adrola Dushi e cila e quan Robertin aktor ikonë të kinematografisë por nuk harron të vërë në pah edhe konsideratën e madhe që ka për Arbana Osmanin duke e quajt edhe atë një personalitet të medias.