Futbolli anglez dhe spanjoll sot, do të sjellin dy prej derbeve mitike, në përplasjet mes Manchester United dhe Manchester City, në orën 18 e 30 në Old Traford.
Pas dështimit në Champions League, të mërkuren që kaloi kundër gjermaneve të Leipzig, Manchester United gjendet nën një presion të madh për të fituar sot dhe për të ecur përpara në Premier League. Djajtë gjenden ngjitur në tabelë me citizens, në vendin e 7-të, me vetëm një pikë më shumë.
Në La liga, në Spanjë, kampionët e Real Madrid, presin në darkë ne orën 21.00, në fushën e tyre, rivalët e përjetshëm të Atletiko Madrid. Aktualisht, në krye të kamionatit iberik, gjendet ekipi i Simeones, me 26 pikë, 6 më shumë se Reali i Madridit.
Atletiko e Madridit ka pasur një nisje spektakolare të këtij sezoni, me fitore bindëse dhe me shumë pak gabime, dhe ka aktualisht pothuajse pikë të plota pas 10 ndeshjeve. E kundërta ka ndodhur me Barcelonën këtë sezon, që gjendet aktualisht në mesin e tabelës.