Bayern Munchen nga dje është shumë më afër titullit kampion të Bundesligës. Kjo sepse Dortmund bëri një suprizë të madhe duke u mundur në fushën e vet me rezultatin e thellë 4 me 2, nga Shalke që këtë sezon luan për mbijetesë.
Dortmund jo vetëm humbi rastin të parakalojë bavarezët me 2 pikë, por i dha Bayernit mundësinë të shkëputet me 4 të plota, nëse sot në orën 18.00 do të fitojë në përballjen modeste në fushën e Nurenberg.
Me këtë shkëputje, në 3 javët e mbetura të Bundesligës, nuk duket se do të jetë problem për bavarezët që të ruajnë distancën. Bayern do të ketë përballje me Hannover, me Leipzig dhe me Eintracht Frankfurt. Nëse triumfon sot në Nurenberg, Bayern shkon në 73 pikë dhe teorikisht titulli kampion duket i hipotekuar.
/MAPO.AL/