Aktualitet

Sot derbi i Anglisë, Liverpool pret Manchester United





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 19/01/20 |
mapo.al

Ka disa ditë që vemendja e futbollit anglez është përqendruar në ndeshjen që zhvillohet sot pasditë në orën 17 e 30 në Anfield, mes dy ekipeve legjendare të ishullit, Liverpool dhe Manchester United.


Edhe pse Manchester nuk është në ditët e lavdisë, serish kjo mbetet përballja epike në Premier League, derbi më emocionues.



Liverpool ka shkuar shumë larg këtë sezon, dhe është aktualisht 13 pike më shumë se ndjekësi më i afërt, Manchester City, dhe ka ndërkohë dy ndeshje më pak. Një prej të cilave, e sotmja me Manchester United.


Një ditë më parë, djemtë e Guardiolës humbën një tjetër shans për të zvogëluar diferencën, teksa barazuan në fushën e tyre me Crystal Palace.
Manchester United nga ana tjetër është në vendin e 5 të renditjes, dhe ambicia e tyre ngelet një vend për në Champions League.

Djemtë e Klop vijnë në këtë përballje pas një rekordi historik që kanë vendosur në Premier League, ku prej fillimit të sezonit nuk kanë asnjë humbje, dhe vetëm dy barazime, të gjitha fitore. Liverpool po ndjek një endërr të vjetër, marrjen e titullit kampion, që u mungon prej vitit 1990.



Pas