Kryesore

Sot dita më e nxehtë, ja si do vijojnë temperaturat nesër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:39 - 14/05/20 |
mapo.al

Temperaturat sot arritën të regjistronin vlerat 34 ºC në Kuçovë dhe 35 ºC në Tiranë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së rrymave të nxehta nga Saharaja, duke e cilësuar kështu si valën e parë të nxehtë të këtij viti.


Këto rryma do të vijojnë të qarkullojnë edhe ditën e premte. Orët në vijim si dhe deri në mesditën e së premtes era e vrullshme jugore do të sjellë temperatura të larta dhe zagushi, pasi vranësirat shtresore do të mbeten prezente gjatë natës dhe mëngjesit të nesërm


Nësër në mesditë, jugu i vendit parashikohet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave. Era do të humbë forcë mesditën e së premtes, po kështu dhe valëzimi në dete.


Temperaturat nesër parashikohen në:


zonat malore 18º deri 30ºC

zonat e ulëta 21º deri 34ºC

zonat bregdetare 21º deri 31ºC


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas