Major Klodian Tanushi përcillet me nderime drejt banesës së fundit. Sot është shpallur ditë zie kombëtare në vend dhe flamujt janë ulur në gjysëm shtizë. Para se të prehej tek “Varrezat e Dëshmorëve”, në orën 10:00 deri në 12:00 në nder të major Tanushit u zhvilluan homazhe te Muzeu Historik Kombëtar. Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit u vendos në shtrat topi dhe u përcoll për në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Në nder të komandantit të kontigjentit shqiptar në Letoni sot është shpallur ditë zie kombëtare. Në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë. Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj. Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve”.
Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Në seancën plenare të ditës së sotme është mbajtur një minut heshtje në nder të majorit të rënë në detyrë, Klodian Tanushi.
Meta: Përulem me nderim për sakrificën dhe kontributin e Tanushit në FA
Kollçaku: Do i ndihmojnë fëmijët e Klodit
“Kudo ishte i ndodhur dhe i palodhur në situata nga më të vështirat. Ai i kreu çdo ditë detyrat e tij për dinjitetin e vendit. Klodian do të mbetesh i paharruar dhe frymëzimi i këtij vendi. Shqipëria nuk harron, sidomos dëshmorë si ty. Dhimbja më e madhe më vjen kur mendoj për 3 fëmijët e tu dhe ne të gjithë bashkë do bëjmë gjithçka për të mos i lënë vetëm ata. Komandat Klodi, do na marrë malli për ty, për komandën tënde, për urdhërin tënd. Shërbimi yt do të mbetet i shenjtë”, – u shpreh Bardhyll Kollçaku, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare.
Olta Xhaçka e përlotur
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi punën e Klodian Tanushit në ushtrinë shqiptare. E përlotur, ajo tha se ushtarakë si Klodi, janë të rrallë.
Rama: Majori ishte një shembull për të gjithë ushtarakët
“Për herë të dytë brenda pak ditëve, flamuri ynë kombëtar mbështjell trupin e një tjetër dëshmori të atdheut. Majori ishte një shembull për të gjithë ushtarakët e tjerë”, – u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Në foto dallohen fëmijët e Major Klodian Tanushit, si dhe familjarë që qëndrojnë pranë arkivolit.