Aktualitet

Sot është vajza e ditëlindjes, ja sa vjeç mbush Rina Balaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 27/01/21 |
mapo.al

Këngëtarja Rina Balaj po përgatitej prej një jave për ditën e saj speciale, ditëlindjen dhe festa kishte filluar që herët.





Ajo i kishte paralajmëruar të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale për ditën e lindjes, teksa tregonte vazhdimisht surprizat e dhuratat e shumta që merrte gjatë këtyre ditëve.


Madje, ajo udhëtoi së bashku me partnerin Sin Boy drejt Turqisë, për të festuar së bashku e për të kaluar disa ditë relaksi.




Më në fund dita e shënuar ka ardhur për Rinën dhe ajo e ka pritur sapo ka hyrë mesnata. Këngëtarja ka ndarë një foto në InstaStory ku tregon ushqimet e shijshme për ditëlindje!


“E gëzofsha ditëlindjen”– shkruan ajo krahas postimit.


E dini sa vjeç mbush sot Rina? Këngëtarja ka lindur më 27 janar të vitit 1999 dhe sot mbush 22 vjeç.

Megjithëse ka një javë që përgatitet për këtë ditë, fatkeqësisht sot planet e Rinës janë prishur, pasi në Turqi është një ditë me shi, siç tregon ajo në InstaStory.

Ajo ka publikuar një foto të vendit me kohë të zymtë dhe shi, ndërsa krahas saj shkruan:

“Kisha kaq shumë plane!”

Epo, festa mund të nisë pak më vonë, por e sigurt që do të bëhet!

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas