fbpx

Aktualitet

Sot eventi i Apple, prezantohen modelet e reja iPhone 11





               Publikuar në : 16:07 - 10/09/19 |
mapo.al

Për të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë sot është dita kur  Apple prezanton serinë e fundit të iPhone 11.


Mediat ndërkombëtare shkruajnë se prezantimi do të bëhet në Kaliforni, në “Steve Jobs Theater” dhe hyrja është me ftesa.



Gjiganti i teknologjisë nuk e zbulon kurrë përpara se çfarë do të të rejash do të sjellë, por është traditë tashmë se në shtator azhornohet gama e Iphone-ve.


Tre thuhet se do të jenë smartfonët e rinj në afishim: iPhone 11, iPhone 11 pro dhe iPhone 11 Pro Max. Pas përdorimit të numrave romakë sic ndodhi më iPhone X, ky vit sjell rikthimin tek ata arabë.

Nëse prisnit ndonjë ndryshim rrënjësor dizajni, nuk është rasti. Apple vazhdon të ndjekë ritmin e vet me dizajnin që mbetet pas a shumë i stabilizuar në tre gjeneratat e fundit iPhone, e nuk heq dorë as nga Face ID.

11 Pro është praktikisht një trashëgimtar i denjë i X dhe XS. Nga pamja do të ketë dallime të vogla me paraardhësit, por një nga risitë është Face ID I përmirësuar e më i shpejtë me një keiwnd që mundëson zhbollikimin në gamë më të gjerë, një konfigurim të trefishtë të kamerave dhe funksione si ndjesi 3D. Iphone 11 vjen me një çmim prej $749 , ndërsa Pro dhe Max vlejnë përkatësisht 999 dhe $1,099 dollarë.

*Eventi do të jetë live në youtube


Etiketa:

Pas