Mamaja e Arilena Arës sot ka ditëlindjen dhe këngëtarja ka zgjedhur ta urojë në mesnatë me fjalët që ç’do nënë do të donte t’i dëgjonte.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Zoti të bekoftë me lumturi të pashtershme!
Uroj që portreti dhe sytë e tu të jenë gjithmonë të qeshur dhe unë të jem aty t’i përqafoj përjetësisht…
Të puth duart e tua të shenjta që më kanë përkëdhelur jetën.
Gëzuar shpirt, sot festojmë për bekimin më të madh në tokë, NËNËN. Të dua”, ka shkruar Arilena.