Ditën e sotme në orën 18:00 nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2022.
Për ata që e kryejne vetë aplikimin, ai kryhet vetëm një herë prandaj duhet të siguroheni që e keni kryer mirë atë.
Nga përvoja e viteve të mëparshme është vënë re se 2-3 ditët e para si dhe ditët e fundit të periudhës se aplikimit, kanë qënë shumë të ngarkuara dhe sistemi shpesh herë është bllokuar gjatë kryerjes së aplikimit duke krijuar konfuzion.
Prandaj që kjo gjë të mos ndodhë, është mirë që të evitohen këto dy periudha, pra shmangni 2-3 ditët e para dhe ditët e fundit të aplikimit.