Aktualitet

Bardhi thirrje PS-së: Të caktojnë numëruesit dhe të nisë procesi sa më parë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:54 - 25/04/21 |
mapo.al

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat i bëri thirrje Partisë Socialiste të caktojë numëruesit, për të filluar procesi i numërimit të votave sa më parë





Bardhi i shprehu mirënjohjen të gjithë qytetarëve të Elbasanit të cilët e kanë mbështetur ndërsa theksoi disa herë ftesën që ka për PS-në për të nisur procesi i numërimit të votave.


Më tej, përfaqësuesi i PD për Elbasanin, tha se dita e sotme është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe gjithë qarkun që ai drejtoi, ndërsa shtoi se qytetarët kanë ndezur një dritën e shpresës për familjet e tyre.





“Faleminderit atyre që u bënë pjesë e ndryshimit që Shqipëria ka shumë nevojë, jo sot, por prej 8 vitesh”-tha Bardhi.



Teksa u pyet nga gazetarët mbi deklaratën e përfaqësuesit të PS për Elbasanin, Taulant Balla, i cili tha se mund të fitojnë 9 mandate në këtë qark, Bardhi tha se nuk i komenton deklaratat e humbësve.

Lexo edhe :  Denoncon Gazment Bardhi: Si u përdorën legalizimet për vota nga Rama-Balluku

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas