fbpx

Bota

Sot hidhet në treg celulari i palosshëm “Galaxy Fold”





               Publikuar në : 09:39 - 05/09/19 |
mapo.alm

Sot, Samsung njoftoi lancimin e të shtrenjtit dhe problematikut “Galaxy Fold”, i cili do të jetë celulari i parë portativ në tregun botëror. “Galaxy Fold” (“Galaxy Dosja”) hapet dhe mbyllet si një libër dhe pritet të dalë në shitje nesër (të premten), në Korenë e Jugut. Ndonëse nuk është specifikur se kur me saktësi, celulari pritet të përfshihet edhe në tregjet e Francës, Gjermanisë, Singaporit dhe Shteteve të Bashkaura.


Celulari i palosshëm, i cili do të kushtojë 1,980 dollarë ishte menduar të hidhej në treg që në prill të këtij viti. Por data u ndryshua pasi u vu re se pajisja prishej shumë shpejt.





Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas