Ne listen e 44 arresteve qe shoqeroi operacionin e Policise 24 oret e fundit eshte perfshire edhe nje grua. Gjykata e Kukësit pritet të japë sot masën e sigurisë për te dhe 4 të tjere te arrestuar për laboratorin e heroinës në fshatin Brenog të Hasit.
Me heret, Drejtori i Pergjithshem i Policise, Ardi Veli tha nder te tjera ne konferencen per shtyp;
Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.
Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:
- Vehbi Berushi, 57 vjeç
- Flamur Çela, 48 vjeç
- Xhevit Shuti, 48 vjeç
- Mustaf Shuti, 76 vjeç
- Anila Shuti, 42 vjeç
U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.