Gjatë mbrëmjes së sotme do të luhen dhe ndeshjet e katërta të grupeve E, F, G, H, ku kryesfida është padyshim takimi i “Bayern Arenas” mes kampionëve të Gjermanisë dhe Romës, e vlefshme për grupin E. Takimi i parë i përfunduar 7-1 për ushtrinë e Pep Guardiolës i ka lënë pak shtigje skuadrës italiane, e cila nuk duhet kurrsesi të humbë në këtë transfertë. Fitorja e bavarezëve do të thoshte kualifikim për kampionët e Gjermanisë, ndërsa do të përkthehej në “dhimbje” koke për teknikun e Romës, Rudi Garcian. Takimi tjetër i grupit “E” është përballja mes Manchester Citit dhe CSKA Moskës. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi në barazim. Për grupin “F”, përballje emocionuese paraqitet takimi i Amsterdamit, ku përballë do të jenë dy shkolla futbolli: Ajax-Barcelona, ndërsa takimi tjetër i këtij grupi është ai mes PSG-së dhe Apoelit. Një fitore Barcelonës dhe PSG-së do të thoshte kualifikim për blugranat dhe francezët. Në grupin “G”, Chelsea luan për kualifikim në fushën e Maribor, ndërsa Shalke luan për kualifikim në Portugali përballë Sportingut. Në grupin “H” përballjet janë: Athletico Bilbao- Porto dhe Shaktar Donesk-Bate Borizov.