Kryesore

Sot listat, dorëheqje dhe rrezik për drejtuesit politik të PS














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:44 - 08/03/21 |
mapo.al

Disa zhvillime raportohet se kanë ndodhur në kampin e rilindjes, teksa po i afrohemi afatit final për dorëzimin e listave shumëemërore në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.






Siç edhe po përflitej shumë kohët e fundit, është bërë zyrtare që kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka dhënë dorëheqjen, për t’u bërë pjesë e ekipit që kandidon për zgjedhjet politike.


Nuk dihet nëse kjo ka qënë një lëvizje me vullnet, apo e detyruar, duke njohur debatet e forta në Vlorë mes tij dhe drejtuesit politik, Gjiknuri.





Kryetar tjetër bashkie i dorëhequr, që do kandidojë për deputet, mësohet se është edhe ai i Dibrës, Ymeraj. Edhe atje ka pasur tensione të brendshme. Ymeraj është përmendur edhe në dosjen e famshme të krimit elektoral 184.



Të dhënat që kanë nisur të dalin në media, po ashtu tregojnë se drejtuesit politik të PS nuk do të jenë të parët në lista, por do të jenë pranë vijës së kuqe, aty ku Rama ka vendosur objektivin, duke rrezikuar jo pak që gjithë establishmenti dhe më të besuarit e rilindjes që kanë marrë vendime e kanë pasur privilegje në këto 8 vite, të ngelin jashtë parlamentit e kësisoj jashtë politikës.



Kjo duke njohur pakënaqësinë e vetë socialistëve ndaj tyre dhe konsumin e rëndë në dy mandate.

1


Etiketa: , ,

Pas