Kryesore

Sot mbledhja e Këshillit Politik, Bylykbashi dhe Vasili takojnë Bashën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:13 - 14/09/20 |
mapo.al

Pak orë para nisjes së Këshillit politik dy negociatorët e opozitës jo parlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë takuar sot me kryetarin demokrat Lulzim Basha dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.


PD e LSI do të rikthehen në tryezën e dialogu politik me një kusht mos-prekjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë sa i takon hapjes së listave opozitarët janë të gatshëm për arritjen e një dakordësie me mazhorancës parlamentare.


Kujtojmë se ishte përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri që thirri mbledhjen e Këshillit Politik pasditen e sotme në ora 18.00 me qëllim reflektimi e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin e ri Zgjedhor.


Ndërkohë mbledhjes së Këshillit do i paraprije një vendimmarrje e Komisionit te Ligjeve ku do përcaktohet grupi i punës për përkthimin e ndryshimeve kushtetuese në ligjin e ri zgjedhor.



Etiketa: , ,

Pas